Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 117)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 117

وَمَنْ يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِنْدَ رَبِّهِ ۚ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ 117 ١١٧

Ai që pos Perëndisë, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë dokumenti për këtë, me siguri – llogaria është vetëm te Zoti tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit. (117)

Tefsiri
Kush adhuron përveç Allahut ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, do të përgjigjet vetëm para Zotit të vet. Dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë kurrë. -

Çdokush që i lutet dikujt tjetër veç Allahut, pa patur asnjë argument, ai merr dënimin e merituar. Dhe dihet se nuk ka asnjë argument që të justifikojë idhujtarinë. Madje, të gjitha shpalljet e tëgjithë profetët sollën argumente të prera që idhujtaria është e dënueshme. Por ata që bien në idhujtari, i kthejnë shpinën padrejtësisht dhe me arrogancë këtyre fakteve. Për këta njerëz do të vijë dita që do të dalin para Zotit dhe Ai do t’u japë atë që meritojnë për veprat e tyre. Ata nuk do të arrijnë asnjë mirësi dhe nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi, sepse ai që mohon Zotin ose bie në idhujtari nuk ka pjesë në faljen dhe shpërblimin e Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë