Sureja Lukman (Lukmani — لقمان) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




31 Lukman(لقمان), Ajet 9

خَالِدِينَ فِيهَا ۖ وَعْدَ اللَّهِ حَقًّا ۚ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 9 ٩

në të cilat do të qëndrojnë përherë. Premtimi i Perëndisë është i vërtetë, e Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (9)

Tefsiri

Ata do të jenë atje përgjithmonë ... -

Do të jenë përjetësisht në Xhenetin e mirësive, për zemrën, shpirtin dhe trupin.

...dhe ky është premtimi i vërtetë i Allahut. -

Nuk ka mundësi që ai premtim të shkelet, të ndryshojë apo të tjetërsohet.

Ai është i Gjithëfuqishmi e i Urti. -

Allahu është i plotë në pushtetin, fuqinë dhe krenarinë e Tij. Ai është absolut në urtësinë e Tij. Pikërisht me krenarinë dhe urtësinë e Tij, Ai udhëzon dhe lë në humbje. Në vijim, Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve disa krijesa madhështore, që tregojnë pushtetin e Tij, bukurinë e urtësisë së Tij dhe shumë e shumë mirësi, që janë gjurmë të mëshirës së Tij. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë