Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقُلْ رَبِّ اغْفِرْ وَارْحَمْ وَأَنْتَ خَيْرُ الرَّاحِمِينَ
Dhe, thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, e Ti je më i miri mëshirues!” (118)
Prandaj thuaj: “O Zoti im! Më fal e më mëshiro! Sepse Ti je më i Miri i mëshiruesve.” -
Thuaj duke u lutur: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve! M’i mbulo gjynahet, që të më largosh prej ndëshkimin tënd dhe më mëshiro, që të më dhurosh me mëshirën Tënde çdo të mirë që synoj!” Pastaj thuaj: "Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve." Askush nuk e mëshiron njeriun më shumë se Allahu. Zoti është më i mëshirshëm sesa prindi për fëmijën e tij, madje më i mëshirshëm për njeriun sesa vetë njeriu për veten e vet.Këtu përfundon tefsiri i sures Muminunë. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë