Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ مِنْ سُلَالَةٍ مِنْ طِينٍ
Me të vërtetë, Na e kemi krijuar njeriun praj baltës (thelbit të tokës), (12)
Ne e krijuam njeriun prej një balte të përzgjedhur
(nga e gjithë toka). - Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon fazat e krijimit të njeriut, nga fillesat e tij deri kur të përfundojë. Në fillim përshkruhet krijimi i babait të llojit njerëzor, Ademit (a.s). Ai u krijua, siç thotë Zoti: "...prej një balte të përzgjedhur (nga e gjithë Toka)." Ajo baltë u mor nga të gjitha llojet e tokës, prandaj edhe njerëzit më vonë do të dilnin të ndryshëm, si llojet e tokës. Disa prej tyre janë të mirë, por ka edhe të këqij, ka miqësorë, por edhe të ashpër, ka të butë, por edhe të vrazhdë, ashtu siç ka edhe të tjerë që qëndrojnë mes tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë