Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَخَذَتْهُمُ الصَّيْحَةُ بِالْحَقِّ فَجَعَلْنَاهُمْ غُثَاءً ۚ فَبُعْدًا لِلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ
E, me të drejtë i kaploi ata zëri i tmerrshëm (dënimi i merituar), dhe Ne i bëmë ata si lymërishtë të lumit. Larg qoftë (nga mëshira) populli zullumqarë! (41)
Atëherë ata i rrëmbeu oshëtima
(dënimi)... -
Ky ndëshkim ishte mëse i drejtë. Ai nuk ishte i pamerituar. Ai erdhi si drejtësi nga Zoti për zullumet e tyre. Kështu, ata i goditi një oshëtimë e madhe, e cila i vrau që të gjithë.... dhe Ne i bëmë ata sikur të ishin hedhurina gjethesh të thara. -
Ata u shndërruan në mbeturina, si ato që nxjerr lumi në breg. Në një ajet tjetër thotë: "Ne lëshuam kundër tyre vetëm një ushtimë, dhe ata u bënë si shtrojë vathi." [Kamer 31].Larg mëshirës së Zotit qoftë populli keqbërës! -
Pas ndëshkimit, ata i ndoqi mallkimi i Zotit dhe poshtërimi para gjithë botës. I Lartësuari thotë: "Për ta nuk vajtuan as qielli e as Toka dhe as nuk patën kohë (që ti shpëtonin ndëshkimit)." [Duhan 29].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë