Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ثُمَّ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا تَتْرَىٰ ۖ كُلَّ مَا جَاءَ أُمَّةً رَسُولُهَا كَذَّبُوهُ ۚ فَأَتْبَعْنَا بَعْضَهُمْ بَعْضًا وَجَعَلْنَاهُمْ أَحَادِيثَ ۚ فَبُعْدًا لِقَوْمٍ لَا يُؤْمِنُونَ
dhe kemi dërguar pejgamberë njërin pas tjetrit. Kurdo që i ka ardhur ndonjë populli pejgamberi i tyre, ata e kanë përgënjeshtruar atë. Kemi bërë që njëri (popull) të vijë pas tjetrit (popull) dhe i kemi bërë ata tregim historik. Qoftë larg populli që nuk beson! (44)
Më pas, Ne i dërguam profetët Tanë njëri pas tjetrit. -
Zoti dërgoi ndër popuj profetë të shumtë, që vinin njëri pas tjetrit, në mënyrë që njerëzit të pajiseshin me besimin e saktë dhe të ktheheshin tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Por gjithmonë popujt i kanë mohuar dhe nuk u janë bindur profetëve të Zotit. Ata u janë përgjigjur me mohim e teprim në padrejtësi.Por, çdoherë që një populli i vinte profeti i vet, ata e përgënjeshtronin atë. -
Sa herë që një populli u vinte një profet, ata e quanin gënjeshtar dhe e kundërshtonin, edhe pse profetët u sillnin mrekulli të shumta e të mjaftueshme që njerëzit të bindeshin për besnikërinë e tyre dhe për vërtetësinë e Shpalljes së Zotit. Në fakt, thjesht duke vështruar me kujdes ftesën e profetëve dhe Ligjin e Zotit, do të ishte mëse e mjaftueshme për të gjykuar drejt dhe për të provuar besnikërinë e këtyre profetëve dhe faktin se ata u dërguan nga Zoti i botëve.Prandaj, Ne i dënuam ata popuj njëri pas tjetrit... -
Pas mohimit të besimit dhe refuzimit të profetëve nga ana e tyre, Ne i shkatërruam dhe i shfarosëm ata njëri pas tjetrit dhe nuk lamë në këmbë asnjë prej tyre. Vendbanimet e tyre u shkretuan....dhe i bëmë që të përmenden në tregime. -
Historia e tyre mbeti si legjendë, që brezat e tregonin njëri pas tjetrit. Ata shërbyen si mësim e përgëzim për të devotshmit, por edhe si kërcënim për ata që nuk besojnë dhe refuzojnë profetët dhe shpalljet e Zotit. Si poshtërim dhe përçmim, ata i ndoqi një mallkim tjetër nga Zoti:Larg mëshirës së Zotit qoftë një popull që nuk beson! -
Larg mëshirës së Zotit qofshin, sa të ulët e të padrejtë që ishin!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë