Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 53)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 53

فَتَقَطَّعُوا أَمْرَهُمْ بَيْنَهُمْ زُبُرًا ۖ كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ 53 ٥٣

Ata, u ndanë në grupe – në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte, (53)

Tefsiri

Por, më vonë njerëzit u përçanë në grupe rreth fesë së tyre... -

Kështu edhe ata që pretendonin se pasonin profetët u përçanë dhe u ndanë në fraksione.

... dhe secili grup krenohej me atë të vetën. -

Secili fraksion i gëzohej asaj që kishte, duke pretenduar se vetëm ata ishin në të vërtetën dhe të drejtën, kurse të tjerët ishin të mashtruar dhe të devijuar. Por një gjë është e sigurt: të udhëzuarit në rrugën e drejtë kanë qenë ata që kanë ndjekur besnikërisht rrugën e profetëve, të cilët të gjithë hanin hallallin dhe bënin vepra të mira, siç Zoti i urdhëronte në shpalljet e Tij. Ndërsa ata që ndoqën rrugë të cilat bien ndesh me shpalljet hyjnore, ata ishin të devijuarit dhe trillues gënjeshtrash për fenë e Zotit. Allahu i Madhëruar thotë për ta:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë