Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 62)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 62

وَلَا نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۖ وَلَدَيْنَا كِتَابٌ يَنْطِقُ بِالْحَقِّ ۚ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 62 ٦٢

Ne askë nuk e ngarkojmë përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën, dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. (62)

Tefsiri

Ne nuk e detyrojmë askënd përtej mundësive të tij. -

Allahu e ngarkon njeriun veçse në masën që ka mundësi ta realizojë. Madje, Ai nuk kërkon të gjithë forcën dhe mundësitë e robit, por më pak se kaq. Kjo është shenjë e mëshirës dhe urtësisë së Zotit. Me mëshirën dhe urtësinë e Tij, Ai ua lehtëson robërve rrugën drejt Tij dhe bën që kjo rrugë të jetë e mbushur plot me udhëtarë që synojnë të shkojnë tek Ai, në çdo kohë e vend.

Te Ne është libri që shënon gjithçka me saktësi... -

Ky është regjistri i parë, në të cilin është shkruar gjithçka dhe çdo gjë që ndodh është fiks sipas asaj që është shkruar në të. Allahu thotë gjithmonë të vërtetën.

... dhe atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. -

Nuk do t’u cenohen apo pakësohen të mirat që kanë bërë dhe as nuk do t’u shtohen të këqijat.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë