Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ أَخَذْنَاهُمْ بِالْعَذَابِ فَمَا اسْتَكَانُوا لِرَبِّهِمْ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ
Na, madje, i kemi dënuar ata, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre, e as nuk i drejtuan lutje. (76)
Ne i sprovuam ata me Dënim,... –
Shpjeguesit e Kur'anit thonë se këtu bëhet fjalë për urinë e madhe që i kaploi ata për 7 vjet rresht. Allahu i sprovoi ata me këtë krizë, që ata të ktheheshin duke iu dorëzuar dhe nënshtruar tërësisht vetëm Atij. Megjithatë, kjo nuk pati efekt tek ata, prandaj askush prej tyre nuk shpëtoi. I Lartësuari thotë:... po ata nuk iu përulën Zotit të tyre... -
Ata nuk u nënshtruan para Zotit.... e as nuk iu drejtuan Atij me lutje. -
Ata i treguan Atij nevojën dhe varfërinë e tyre, por për ta ajo ishte thjesht një vështirësi kalimtare, thua se nuk kishte ndodhur kurrë. Kështu, ata vazhduan përsëri me mashtrimin e vetes dhe mohimin e Zotit. Por në fund, ata i pret një dënim që nuk mund të shmanget më dhe që kurrë nuk do të përfundojë e as do të largohet prej tyre. I Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë