Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 78)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 78

وَهُوَ الَّذِي أَنْشَأَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۚ قَلِيلًا مَا تَشْكُرُونَ 78 ٧٨

Dhe, Ai është, që u ka krijuar të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrën (mendjen). E, sa pak që falenderoheni ju! (78)

Tefsiri

Është Allahu, Ai që ju dhuroi të dëgjuarit, të parët dhe aftësinë e të menduarit, por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij. -

Allahu i Madhëruar u kujton robërve mirësitë e shumta që u ka dhuruar, të cilat duhet të nxisin tek ata mirënjohjen dhe përmbushjen e detyrave e porosive të Tij. Ai thotë: Është Allahu, Ai që jua dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit. Ju dëgjoni dhe arrini të përfitoni për fenë dhe dynjanë tuaj. Ai ju dhuroi edhe shikimin, që të mund të shihni gjithçka që ju sjell dobi. Ai ju dhuroi edhe aftësinë e të menduarit dhe të logjikuarit të gjërave. Me këto aftësi ju dalloheni nga kafshët. Nëse nuk do të kishit dëgjimin, shikimin dhe të logjikuarit, si do të ishte gjendja juaj? A mund të imagjinoni se sa domosdoshmëri do t’ju mungonin dhe sa të mangët do të ishit? A nuk po e falënderoni Allahun, që jua dhuroi këto mirësi? Mirënjohja shprehet duke u përkushtuar me bindje dhe me adhurimin e Tij si një të vetëm. Por edhe pse mirësitë e Zotit për ju janë të shumta, mosmirënjohja juaj është e madhe: "... shumë pak mirënjohje tregoni ndaj Tij."

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë