Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 7

فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ 7 ٧

E, kush kërkon (kënaqësi) përpos këtyre, të atillët – me të vërtetë, janë kundërvajtës. (7)

Tefsiri

Ndërsa ata që kërkojnë më tepër - ata janë të shfrenuarit. -

Çdokush që kërkon të kënaqet me rrugë tjetër, - veç marrëdhënieve dhe kënaqësisë me gruan ose me robëreshat, - Allahu i Madhëruar e quan ‘el âdûn’, pra, njeri që e ka kaluar kufirin e caktuar nga Zoti. Të tillët si ai i kanë shkelur kufijtë e Zotit. Nga kuadri i përgjithshëm i këtij ajeti kuptojmë se martesa e ashtuquajtur ‘el mut’atu’ (me kontratë e kohë të përcaktuar) është haram. Kjo është një martesë e përkohshme me kontratë, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja e saj. Për shembull, palët bien dakord që të martohen për dy ditë dhe pastaj të ndahen. Kjo është një martesë dhe marrëdhënie e parregullt dhe e ndaluar, sepse, në këtë rast, gruaja nuk është bashkëshorte e plotë dhe e vërtetë dhe as robinjë dhe, si e tillë, janë haram marrëdhëniet me të. Po ashtu, është e ndaluar edhe martesa e ashtuquajtur “Nikahul muhal-lil". Vëreni me kujdes! Allahu i Madhëruar thotë: “...ose me robëreshat që kanë në zotërim...”. Pra, që të lejohen marrëdhëniet me një skllave, ajo duhet të jetë pronë tërësisht e një burri dhe jo e ndarë mes atij dhe burrave të tjerë. Nëse një skllave është në pronësinë e dy zotërinjve, nuk lejohet që të kryhen marrëdhënie me të. Pra ashtu sikur nuk lejohet që një grua e lirë të ndahet mes dy burrave, ashtu edhe një robëreshë nuk lejohet të ndahet mes dy padronëve. Ajo duhet të jetë tërësisht nën pronën e njërit.Cilësia e tyre e gjashtë është:Burrit i lejohet ta divorcojë dhe takthejë gruan e tij dy here. Por për herën etretë, Allahu i lartësuar thotë: "E nëse ai(burri) e ndan atë (për herë të tretë), paskësaj atij nuk i lejohet më ta rimarrë,derisa ajo të martohet me një burrëtjetër.” – Pra, pas ndarjes së tretë, burritnuk i lejohet më që ta kthejë gruan e tij,derisa të plotësojë disa kushte, si mëposhtë: Së pari, ajo duhet të martohetme një burrë tjetër. Fjala “nikâĥ”(martesë), në Sheriat, nënkuptonmartesën e plotë, me të gjitha kushtet esaj, përfshirë edhe marrëdhëniet intimemes bashkëshortëve. Ky është një gjykimtë cilin nuk e kundërshton askush. Pra,është kusht që gruaja të lidhet nëmartesë me një burrë tjetër, me një akttë rregullt procedurial, pas të cilit duhettë kryhen marrëdhënie intime mesbashkëshortëve. Së dyti, martesa e gruasme një burrë tjetër duhet të jetë medëshirë dhe jo me qëllimin që ajo tëmund të kthehet te burri i parë. Nësemartesa e dytë kryhet formalisht, sa përtë bërë të mundur rikthimin te burri iparë, atëherë ajo është e pavlefshme dhee paligjshme si martesë. Pikërisht kjo llojmartese quhet "Nikahul muhal-lil". Pornëse kjo martesë bëhet me dëshirë dhemes çiftit kryhen marrëdhënie seksualedhe pastaj divorcohen, vetëm atëherë ilejohet gruas që të rikthehet tek burri iparë, nëse e ndan burri i dytë. [Shihtefsirin e sures Bekare, ajeti 230]. Këtu bëhet fjalë për rregullim dhedisiplinim të trajtimit skllaveve dherobinjave në kohën kur ato ekzistonin.Sigurisht që Islami nxiti dhe gjithmonë kainkurajuar për lirimin e robërve dheskllevërve dhe rregullimin e jetës së tyre.Por në kohën kur pas luftrave mbeteshinshumë robëresha, ato duheshinsistemuar e shpërndarë, në mënyrë që tëruhej shoqëria nga shthurja dheimoraliteti. Kjo bëhej e mundur dukeplotësuar nevojat e këtyre graverobëresha, ose duke i martuar ato, oseduke e kufizuar plotësimin e nevojave tëtyre me zotërinjtë e tyre, deri në lirimin eplotë nga robëria. (sh. p)

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë