Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ مَنْ بِيَدِهِ مَلَكُوتُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ يُجِيرُ وَلَا يُجَارُ عَلَيْهِ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ
Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti mbi çdo gjë? E, Ai mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?” (88)
Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka? -
Në dorën e kujt është pushteti e sundimi i çdo gjëje, i botës së sipërme dhe asaj të poshtme, i asaj që e shohim dhe asaj që nuk e shohim?Dhe kush është Ai që i mbron
(të gjithë),... -
Ai i strehon dhe i mbron krijesat nga e liga dhe nga çdo gjë që i dëmton.... e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni nëse e dini!” -
Askush nuk mund të të strehojë e të të mbrojë nga Allahu, nëse Ai dëshiron të të dënojë. Atë gjë që Zoti e ka caktuar të të godasë, askush nuk mund ta kthejë pas apo ta pengojë të realizohet. Madje, edhe në lidhje me ndërmjetësimin, askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Allahut. Edhe në lidhje me këtë pyetje, do të thonë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë