Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ وَأَنَّ اللَّهَ تَوَّابٌ حَكِيمٌ
Dhe sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, dhe Perëndia (të mos ishte) Ai që pranon pendimin dhe i Gjithëdijshëm, (do t’ia shpejtonte dënimin mëkatarit – me demaskimin e tij). (10)
Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju,
(ju do të shkatërroheshit). Pa dyshim, Allahu e pranon pendimin dhe është i Urtë. -
Nisur nga konteksti, ajeti jep një mesazh të qartë se sa e dënueshme është kjo vepër, pra, shpifja ndaj të ndershmëve. Sikur të mos ishte mëshira e Allahut, mbi mashtruesit do të godiste menjëherë zemërimi i Allahut dhe mallkimin i Tij, siç bëhet lutja. Nga mëshira e mirësia e Tij, Zoti e bëri dispozitën e mallkimit vetëm në rastin kur ndodh mes bashkëshortëve, sepse në këtë rast nevoja për të është më e madhe. Gjithashtu, shprehja e mëshirës së Tij është edhe në faktin që nëpërmjet këtyre ligjeve e dispozitave, ju tregon dhe paralajmëron se sa e keqe dhe e dënueshme është zinaja, dhe po kështu edhe shpifja për diçka të tillë. I Gjithëmëshirshmi e ka lënë hapur portën e pendimit për të gjitha gjynahet, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Sikur të mos ishte mëshira e mirësia e Zotit, ju nuk do të kishit gjetur këto mirësi e hapësira pendimi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë