Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 14

وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ لَمَسَّكُمْ فِي مَا أَفَضْتُمْ فِيهِ عَذَابٌ عَظِيمٌ 14 ١٤

Dhe, sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, në këtë botë dhe në tjetrën, me siguri do t’ju godiste dënimi i madh, për atë që u lëshuat, (14)

Tefsiri
Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju në këtë botë dhe në Botën Tjetër, ju do t’ju kapte një dënim shumë i madh për shkak të asaj

(shpifjeje)

në të cilën u përfshitë si pa të keq. -

Është mëshira dhe mirësia e Zotit që ju ruan në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ai i përfshin besimtarët me mirësinë e dhe mëshirën e Tij në dynja dhe në ahiret, prandaj ata i ndjek e mira dhe janë të ruajtur nga të këqijat. Në të kundërt: "...ju do t’ju kapte një dënim shumë i madh për shkak të asaj (shpifjeje) në të cilën u përfshitë si pa të keq." Për shkak të asaj shpifjeje, do t’ju godiste një dënim i madh. Këtë dënim e meritonit për ato fjalë të rënda që thatë. Nga mëshira dhe mirësia e madhe e Zotit, Ai jua bëri të mundur pendimin. Madje, edhe nëse sjell ndonjë ndëshkim mbi ju, me këtë ju pastron nga gjynahet dhe ju jep mundësinë që të ruani dhe të shpëtoni imanin tuaj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë