Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّا كُنَّا مِنْ قَبْلُ نَدْعُوهُ ۖ إِنَّهُ هُوَ الْبَرُّ الرَّحِيمُ
Ne, më parë (në jetën tokësore) e kemi adhuruar Atë, Ai, me të vërtetë, është bamirës dhe mëshirues”. (28)
Ne i jemi lutur Atij edhe më parë. Vërtet, Ai është Bamirësi e Mëshirëploti. -
Ne i luteshim Allahut vazhdimisht, që të na ruante nga ndëshkimi i Zjarrit përvëlues dhe të na dhuronte shpërbli-min në Xhenetin e përjetësisë. Ne i kërkonim Allahut nëpërmjet lutjeve të drejtpërdrejta dhe lutjeve të shprehura nëpërmjet adhurimit. Koha jonë ishte e mbushur me lutje e adhurime, nëpërmjet të cilave kërkonim mëshirë dhe shpreso-nim shpërblim prej Allahut të Madhëruar. Allahu i Lartësuar është El Beru - Bamirës dhe El Rahim - Mëshirëplotë. Prej bami-rësisë dhe mëshirës së Tij të gjerë mbi ne është edhe fakti që Ai na futi në Xhenet dhe në kënaqësinë e Tij dhe na shpëtoi nga zemërimi dhe Zjarri i Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë