Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَعِظُكُمُ اللَّهُ أَنْ تَعُودُوا لِمِثْلِهِ أَبَدًا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ
Perëndia ju këshillon (duke ua tërhequr vërejtjen), që të mos përsëritni kurrë më diçka të ngjashme, nëse jeni besimtarë, (17)
Allahu ju këshillon që një sjellje e tillë të mos përsëritet kurrë,... -
Allahu i Lartësuar ju urdhëron dhe porosit që kurrë të mos i ktheheni një gjynahu të tillë, kurrë të mos akuzoni e shpifni kundër besimtarëve dhe nderit të tyre! Sa të mrekullueshme janë porositë e Zotit tonë! Ne duhet t’i pranojmë ato me zemër të hapur e të kënaqur dhe me përunjësi t’i zbatojmë! Ne duhet të dorëzohemi e të jemi mirënjohës për të tilla ligje e qartësime nga Zoti ynë: "Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni." [Nisa 58]. Pastaj thotë Zoti:...nëse jeni besimtarë
(të vërtetë). - Kjo tregon se imani i sinqertë e ndalon besimtarin që të bëjë harame e t’u bëjë bisht detyrave të Zotit të tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë