Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
سُورَةٌ أَنْزَلْنَاهَا وَفَرَضْنَاهَا وَأَنْزَلْنَا فِيهَا آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
(Ky është) kapitulli, të cilin Ne e kemi shpallur dhe caktuar (dispozitë). Dhe, kemi shpallur në të argumentet e qarta për t’u këshilluar ju. (1)
Kjo është një Sure, të cilën Ne e zbritëm... -
Kjo është një sure shumë e rëndësishme, të cilën Ne e shpallëm si mëshirë nga ana Jonë për njerëzit. Ne e kemi ruajtur këtë sure, ashtu si të gjithë Kur'anin, nga shejtani i mallkuar.... dhe e bëmë detyrë
(zbatimin e dispozitave të saj)... - Kemi përcaktuar dhe bërë detyrë në këtë sure, dispozita të shumta për çështje të ndryshme, si për masat ndëshkimore, për dhënien e dëshmisë etj.... Në të kemi zbritur Argumente të Qarta, ... -
Kemi përfshirë në të ligje shumë të rëndësishme dhe të mrekullueshme, urdhëresa e ndalesa, si dhe urtësi të mëdha.... me qëllim që të nxirrni mësime. -
Të kujtoni këto ligje që Ne po jua qartësojmë dhe të mësoni gjërat që nuk i dini. Pastaj Allahu i Madhëruar vijon të shtjellojë këto ligje e dispozita:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë