Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ وَأَنَّ اللَّهَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
Dhe sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, (dhe sikur të mos ishte) Perëndia i butë dhe mëshirues (do t’jua shpejgonte dënimin)... (20)
Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju,
(do t’ju kapte një dënim i madh). ... -
Prandaj ju mësoi ato ligje e porosi që nuk i dinit.Por Allahu është shumë i Butë dhe Mëshirëplotë. -
Mirësitë e Allahut ju rrethojnë nga çdo anë. Ai ju mbulon vazhdimisht me mëshirën, butësinë si dhe përkujdesin e Tij. Pikërisht nga kjo mirësi e përkujdesje, që Ai ju mësoi këto ligje e dispozita dhe ju dhuroi këshilla të mrekullueshme dhe urtësi të vyera. Allahu është Mëshirëplotë dhe i Butë, prandaj edhe i afatizon jobesimtarët që kundërshtojnë fenë e ligjet e Tij. Mëshira dhe bamirësia janë atribute të Allahut dhe janë ato që ju sjellin mirësitë e dynjasë e të ahiretit, të cilat kurrë nuk mund t’i numëroni e t’i llogaritni. Pasi na ndaloi në mënyrë të veçantë nga ky lloj gjynahu e poshtërsie, Allahu i Madhëruar vijon të ndalojë nga gjynahet në përgjithësi, duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë