Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 22)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 22

وَلَا يَأْتَلِ أُولُو الْفَضْلِ مِنْكُمْ وَالسَّعَةِ أَنْ يُؤْتُوا أُولِي الْقُرْبَىٰ وَالْمَسَاكِينَ وَالْمُهَاجِرِينَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ۖ وَلْيَعْفُوا وَلْيَصْفَحُوا ۗ أَلَا تُحِبُّونَ أَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ 22 ٢٢

Dhe, le të mos betohen të ndershmit dhe të pasurit prej jush – se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të emigruarve në rrugën e Perëndisë; le të falin ata dhe le të mos brigojnë (mos të mbajnë inat)! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Perëndia? E, Perëndia, është falës e mëshirues. (22)

Tefsiri
Bamirësit dhe të pasurit të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që i lanë shtëpitë e tyre për hir të Allahut, por le t’ua falin

(gabimin)

dhe të mos ua vënë re. A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë ju? Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. -

Nëse i trajtoni njerëzit me falje e tolerancë, edhe Ai do t’ju trajtojë me falje e tolerancë. Ebu Bekri, kur dëgjoi këtë ftesë bujare të Allahut të Madhëruar, tha: “Po, vallahi! Unë dua që Allahu të më falë mua!" Pas kësaj, ai vazhdoi ndihmën financiare për Mistahun. Në këtë ajet gjejmë argument që nxit për ndihmën e të afërmve dhe se ndihma nuk duhet lënë për shkak të gjynahut të njeriut. Ajeti na nxit për falje e tolerim, pavarësisht nga gjynahet e tjetrit. Falja e tolerimi janë zgjedhja më e mirë, nëse e kërkon urtësia dhe dobia. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon për dënimin e madh që i pret ata që shpifën për gratë e ndershme e të pastra nga imoraliteti.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë