Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَوْمَئِذٍ يُوَفِّيهِمُ اللَّهُ دِينَهُمُ الْحَقَّ وَيَعْلَمُونَ أَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ الْمُبِينُ
atë Ditë Perëndia do t’ju plotësojë dënimin e merituar dhe do ta dijnë ata, se Perëndia, është e vërteta e qartë. (25)
Atë ditë Allahu do t'ua japë të plotë
(gjithë)shpërblimin e merituar. -
Do t’ua japë me drejtësi, barazi dhe të plotë shpërblimin për veprat e tyre.Dhe ata e dinë mirë se Allahu është i Vërteti i Qarti. -
Në atë ditë të vështirë dhe të madhe, ata do ta mësojnë mirë se Allahu është e vërteta e qartë, Ai është i vetmi Zot i adhuruar me meritë, cilësitë e Tij madhështore janë të vërteta, veprat e Tij të drejta janë të vërteta, adhurimi i dedikuar Atij është i vërtetë, takimi me Të është i vërtetë, premtimet dhe kërcënimet e Tij janë të vërteta, ligji i tij i Sheriatit dhe ligji i shpërblimit e ndëshkimit janë të vërtetë. Domethënë, e vërteta është e kufizuar veçse tek Allahu dhe në atë që ka ardhur prej Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë