Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
اللَّهُ نُورُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ مَثَلُ نُورِهِ كَمِشْكَاةٍ فِيهَا مِصْبَاحٌ ۖ الْمِصْبَاحُ فِي زُجَاجَةٍ ۖ الزُّجَاجَةُ كَأَنَّهَا كَوْكَبٌ دُرِّيٌّ يُوقَدُ مِنْ شَجَرَةٍ مُبَارَكَةٍ زَيْتُونَةٍ لَا شَرْقِيَّةٍ وَلَا غَرْبِيَّةٍ يَكَادُ زَيْتُهَا يُضِيءُ وَلَوْ لَمْ تَمْسَسْهُ نَارٌ ۚ نُورٌ عَلَىٰ نُورٍ ۗ يَهْدِي اللَّهُ لِنُورِهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَيَضْرِبُ اللَّهُ الْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ ۗ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Perëndia është ndriçues (dirigjues e begatues) i qiejve dhe i Tokës. Shembulli i dritës së Perëndisë është si dritarja (në mur), në të cilën është feneri, - e feneri është në një xham, e ky xhami është si yll i shndritshëm, i cili ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as i lindjes as i perëndimit, vaj i të cilit gati shkëlqen edhe pa e prekur zjarri; (kjo është) dritë mbi dritat. Perëndia e udhëzon në dritën e Vet kë të dojë dhe Perëndia shpjegon shembuj për njerëzit. Perëndia është i dijshëm për çdo gjë. (35)
Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës. -
Ai është dritë fizike, konceptuale e shpirtërore. Allahu është Nur në veten e Tij. Sikur të mos ishte butësia e mëshira ndaj krijesave, rrezatimi i dritës së fytyrës së Tij do të digjte çdo gjë ku shkon shikimi i Tij, pra, të gjitha krijesat. Ai është Dritë dhe me të është ndriçuar e shkëlqen Froni i Tij, Kursija, Dielli, Hëna. Ai është Dritë, me të cilën vezullon dhe shkëlqen përjetësisht Xheneti. Po kështu edhe drita shpirtërore, për të cilën ka nevojë njerëzimi, e ka burimin nga drita e Zotit. Librat e shpalljet e Tij janë dritë, edhe Sheriati i Tij është dritë. Imani dhe dituria e thellë që gjendet në zemrat e profetëve dhe adhuruesve të Tij besimtarë është dritë. Sikur të mos ishte kjo dritë nga Zoti, errësirat do të mbulonin gjithçka, duke u dendësuar njëra mbi tjetrën. Çdo gjë që është e privuar nga Nuri i Tij, është në errësirë të thellë, e ngushtuar e në mangësi të plotë. Allahu i Lartësuar thotë:Shembulli i Dritës së Tij i ngjason një kandili... -
Allahu i Lartësuar jep një shembull për dritën e Tij, pra, dritën e imanit e të Kur'anit në zemrat e besimtarëve. Shembulli i dritës së Tij i ngjason kandilit...të vendosur në një zgavër të errët. -
Zgavra e mbledh dhe nuk e lë të humbasë e të largohet drita. Ai kandil ndodhet brenda një kristali, i cili, ngaqë është shumë i kthjellët e i pastër, duket sikur vezullon e shndrit. Allahu thotë:Kandili është brenda një qelqi e qelqi, si të ishte yll i shndritshëm. Ai
(kandili)ndizet prej
(vajit të)një Druri të bekuar, -
prej ullirit, që nuk mund të quhet as i Lidjes e as i Perëndimit e vaji i të cilit gati ndriçon edhe pa e prekur zjarri. - Pra, shndërrohet në një smerald vezullues. Ky kandil brenda llampës së kristaltë ndizet e ndriçon "...prej një druri të bekuar", pra, nga vaji i ullirit, i cili jep zjarrin me ndriçim. Allahu e përshkruan këtë pemë të begatshme duke thënë: "... nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit." Pra, atë e kap dielli jo vetëm në fillim të ditës, por edhe në fund të saj. Të tillë janë ullinjtë e Shamit. Ata janë shumë të këndshëm dhe vaji që del prej tyre është shumë i kulluar: "...e vaji i të cilit gati ndriçon edhe pa e prekur zjarri", ngaqë është shumë i kulluar. Kur digjet, ai lëshon shumë dritë.Dritë mbi dritë! -
Pra, ndriçimi i vajit dhe ai i zjarrit. Ky është një shembull që Allahu jep për të treguar gjendjen e zemrës së besimtarit dhe dritës së Tij në këtë zemër. Kështu, natyrshmëria e pastër, në të cilën e krijoi Zoti njeriun është si ai vaji i kulluar e i pastër. E tillë është natyra në të cilën Zoti i krijoi njerëzit. Kur është e pastër dhe e kulluar, ajo është e gatshme që të mësojë udhëzimet hyjnore, të pranojë ligjin e Zotit e të jetojë sipas tij. Kur i vjen dituria dhe imani i pastër, asaj i ndizet drita, që e ndriçon fort. Kjo i ngjan ndezjes së fitilit të kandilit, që është i lagur me vaj të pastër e të kulluar. Zemra e robit është e kulluar dhe e pastër nga synimet e këqija. Nëse zemra është e pastër dhe e papërlyer, ajo i kupton qartë mesazhet e Zotit. Kur në këtë zemër të kulluar ndizet zjarri i imanit, ajo lëshon një dritë të fortë, që ndriçon edhe ata rreth e rrotull saj. Kjo i ngjan llambës, që shpërndan dritën që vezullon brenda saj. Tek ky njeri bashkohen drita e natyrshmërisë së pastër, drita e imanit, drita e diturisë së Shpalljes, drita e njohurisë së Zotit dhe pastërtia që ajo i sjell shpirtit. Dritë mbi dritë. Por duke qenë se të gjitha këto lloje dritash janë prej dritës së Zotit, që jo çdokush e meriton ta ketë, Allahu i Madhëruar dhe i Urtë thotë:Allahu udhëzon drejt Dritës së Vet atë që do Ai. -
Ai udhëzon në këtë Nur ata, pastërtinë dhe vlerat e të cilëve i di mirë. Ai u jep dritë, që të pastrohen dhe të rregullohen veprat e gjendja e tyre.Ja kështu, Allahu sjell shembuj për njerëzit -
Në mënyrë që njerëzit të logjikojnë e të kuptojnë mesazhet e Tij. Kjo është mëshira e butësia e Zotit me robërit, bamirësia e Tij ndaj tyre. Kështu ua sqaron Ai të vërtetën nga e kota, të drejtën nga e gabuara. Shembujt e sjellin njeriun më pranë kuptimit të gjërave. Përmes shembujve, çështjet konceptohen e bëhen të qarta, njëlloj si ato të prekshmet nga shqisat, dhe njeriu qetësohet plotësisht rreth tyre.dhe Allahu Di gjithçka për çdo gjë. -
Dituria e Allahut ka përfshirë gjithçka dhe shembujt që Ai sjell i di me hollësi. Ai e di mirë se shembujt janë të dobishëm për krijesat, të cilët duhet të përpiqen që të logjikojnë dhe meditojnë me kujdes rreth tyre e jo t’u kthejnë shpinën, t’i lënë në harresë ose t’i kundërshtojnë. Allahu e di dhe ata nuk e dinë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë