Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 23

لِكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَىٰ مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا بِمَا آتَاكُمْ ۗ وَاللَّهُ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ 23 ٢٣

Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Perëndia nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit, (23)

Tefsiri

Kështu, të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër

(e të mburreni)

me atë që Ai ju ka dhënë. Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve,... -

Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj të vrazhdë, që mburren e fryhen me mirësitë që i ka dhënë Ai, sikur t’i kenë fituar vetë ato, me forcën e aftësië e tyre. Në vend që t’ua shtojnë nënshtrimin dhe modestinë, ato mirësi i bëjnë të kalojnë kufijtë edhe më shumë, të harrohen edhe më shumë në gjynahe e shkujdesje, sikurse thotë i Madhëruari: “Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve. Por, kur Ne i japim ndonjë të mirë, ai thotë: “Këtë e kam arritur në saje të diturisë sime!” Jo! Ajo është veçse një sprovë, por shumica prej tyre nuk e dinë.” [Zumer 49].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë