Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ كَفَرُوا أَعْمَالُهُمْ كَسَرَابٍ بِقِيعَةٍ يَحْسَبُهُ الظَّمْآنُ مَاءً حَتَّىٰ إِذَا جَاءَهُ لَمْ يَجِدْهُ شَيْئًا وَوَجَدَ اللَّهَ عِنْدَهُ فَوَفَّاهُ حِسَابَهُ ۗ وَاللَّهُ سَرِيعُ الْحِسَابِ
E, veprat e atyre që nuk besojnë, janë si mjegullirë (fatamorgana) në rrafshirë, të cilën, i etshmi e konsideron ujë, por kur të arrijë tek ai vend, nuk gjen asgjë, - e do të hasë në dënimin e Perëndisë dhe Ai ia paguan llogarinë e tij, se Perëndia është llogaritës i shpejtë, (39)
pranë tij dhe Ai do t’ia bëjë të plotë llogarinë. -
Ata refuzojnë të besojnë Zotin dhe i mohojnë të dërguarit e Tij. Veprat e kësaj kategorie njerëzish janë: "... si mirazhi në shkretëtirë ..." Ato janë si një vegim në një tokë të shkretë, ku nuk ka pemë e as bimësi "...të cilin i eturi e mendon se është ujë." Kështu e sheh ai që është tharë nga etja e madhe. Njeriu i zhuritur për ujë sheh vegime që askush tjetër nuk i sheh. Këtë ia shkakton etja e madhe. Por sigurisht këto janë thjesht haluçinacione, të cilat ai i përjeton për të përballuar dhe larguar në njëfarë mënyre etjen. Ai ecën drejt atij vegimi me shpresën e kotë se do të gjejë ujë, por: "...kur i afrohet e sheh se është asgjë..." Kështu, ai dëshpërohet jashtë mase dhe i shtohet edhe më shumë etja, për shkak të shpresës që sapo iu këput. Të tilla janë veprat e jobesimtarit. Ato janë si vegimet, të cilat ai - për shkak të injorancës dhe mangësisë së tij për të peshuar drejt çështjet, - i sheh si punë të dobishme. Atë e mashtrojnë hijeshia e rreme e atyre veprave dhe hamendësia e pabazuar në dituri e dritë nga Zoti. Ai mendon se ato do t’i sjellin ndonjë dobi dhe, në të njëjtën kohë, do t’i përmbushin dëshirat e tij pa fre. Në fakt ai ka një nevojë të madhe, madje të domosdoshme për to, ashtu si nevoja e të eturit për ujë. Ditën e Gjykimit, njeriut do t’i bëjnë dobi veçse veprat e tij. Atë ditë njeriu do të ketë nevojë më të madhe për veprat e tij sesa i eturi për ujë. Por atë ditë, kur ai të kërkojë ndonjë punë të mirë dhe sheh te veprat e veta, do t’i shikojë ato të bëra pluhur e hi. Nuk mbetet për të asgjë që do t’i sillte dobi. Jo vetëm kaq, por ai do të gjejë atje Allahun, që do t'i japë atë që meriton: "Por ai e ka Allahun (gjithnjë)pranë tij dhe Ai do t’ia bëjë të plotë llogarinë." Allahut nuk i fshihet asnjë vepër, as e vogël e as e madhe, e fshehur apo e shfaqur. Asnjë punë e madhe ose e vogël nuk do të lihet pa shpërblim ose ndëshkim, sipas meritës.Allahu është i shpejtë në bërjen e llogarisë
(së robërve). - Të mos u duket e largët mohuesve ky kërcënim. Ai do të vijë patjetër. Këto lloj punësh Allahu i Madhëruar i ka krahasuar me vegimin në shkretëtirë, ku nuk ka as pemë e as bimësi. Si kjo tokë e shkretë janë edhe zemrat e tyre, se ato nuk kanë hajër dhe mirësi. Në to nuk kultivohen veprat e mira e të dobishme, se ato janë të shkretuara nga mohimi i Zotit dhe i profetëve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë