Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 44)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 44

يُقَلِّبُ اللَّهُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبْرَةً لِأُولِي الْأَبْصَارِ 44 ٤٤

Ai (Perëndia) e sjell ditën dhe natën (ndërrimin dhe zgjatjen e tyre). Me të vërtetë, në këtë – ka këshillë për ata që janë largpamës. (44)

Tefsiri

Është Allahu Ai që bën ndërrimin e Natës dhe të Ditës. -

Zoti e ndërron natën e errët dhe të ftohtë me ditën e shndritshme e të ngrohtë, e pastaj e kundërta. Është Ai që i ndërron ditët mes njerëzve, herë duke ngritur disa e herë duke i ulur, herë me mirësi e herë me bela e sprova.

Në të gjitha këto ka fakte për ata që shohin qartë

(Shenjat e Allahut). - Ka mësime për ata që kanë vështrim të mprehtë për çështjet që kërkohen prej tyre. Ata dinë të depërtojnë dhe të kuptojnë hollësisht çështjet, ashtu siç sheh qartë syri gjërat e dukshme. Sytë e tyre shohin në krijimin madhështor të Zotit me një mënyrë që synon të mësojë e të kuptojë mirë se çfarë është synuar me krijimin e tyre dhe çfarë kërkon Zoti prej tyre. Ndërsa të shkujdesurit shohin në këto krijesa me një mënyrë të padobishme, ashtu si bagëtitë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë