Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَقُولُونَ آمَنَّا بِاللَّهِ وَبِالرَّسُولِ وَأَطَعْنَا ثُمَّ يَتَوَلَّىٰ فَرِيقٌ مِنْهُمْ مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ ۚ وَمَا أُولَٰئِكَ بِالْمُؤْمِنِينَ
E, hipokritët thonë: “Na kemi besuar Perëndinë dhe Pejgamberin dhe kemi qenë të përulur”. E, pastaj, u shmangën disa prej tyre (pasi e thanë këtë). E, këta (në të vërtetë), nuk janë besimtarë. (47)
thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe u bindemi.". -
Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së keqbërësve, atyre që në zemra kanë sëmundje dhe iman të dobët ose kanë paqartësi, dyshime e mungesë diturie. Me gjuhët e tyre deklarojnë se kanë iman në Allahun dhe se i binden Atij, por pastaj nuk e zbatojnë atë që thonë me gojën e tyre.Por më pas, një grup prej tyre mbrapsen. -
Një pjesë prej tyre i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe i kalojnë kufijtë e Tij. Madje bëjnë shkelje të rëndë, sepse këtë tregon fjala e Zotit, kur i përshkruan ata:Këta nuk janë
(vërtet)besimtarë. -
Ai që i kthen shpinën dhe e shpërfill bindjen ndaj Zotit, shpesh mund ta bëjë këtë me nijetin për t’iu kthyer përsëri rrugës së drejtë. Por ai që i kthen shpinën sepse është mu’rid - rrefuzues, ai e braktis rrugën për të mos u kthyer më kurrë. Ai as që ia hedh më sytë rrugës që braktis dhe i kthen shpinën. Kjo gjendje u shkon shumë për shtat disave që pretendojnë se e besojnë dhe i binden Allahut. Por, në fakt, këta janë me iman të dobët dhe i sheh që nuk kryejnë shumë adhurime, sidomos ato lloj adhurimesh që janë të vështira për nefsin, si dhënia e zekatit, shpenzimet e detyrueshme ose të pëlqyeshme, xhihadi në rrugën e Zotit etj.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë