Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 48)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 48

وَإِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ إِذَا فَرِيقٌ مِنْهُمْ مُعْرِضُونَ 48 ٤٨

Dhe, kur të thirrën te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, një grup nga ata shmangët; (48)

Tefsiri

E, kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i Dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen ftesës. -

Kur ndodh që mes tyre e dikujt të kërkohet zbatimi i ligjit të Zotit, "... një grup prej tyre nuk i përgjigjen ftesës." Ata e refuzojnë me forcë dhe kërkojnë që të gjykojnë me ligjet e injorancës paraislamike. Ata preferojnë ligje e gjykime të tjera e jo Sheriatin e Zotit, sepse janë të bindur se e drejta është në anën e tyre dhe, sipas tyre, Sheriati duhet të përputhet me këtë “të drejtë”.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë