Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّمَا كَانَ قَوْلَ الْمُؤْمِنِينَ إِذَا دُعُوا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ لِيَحْكُمَ بَيْنَهُمْ أَنْ يَقُولُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا ۚ وَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar. (51)
Ata janë të shpëtuarit. -
Allahun e përkufizon el felahu-n vetëm tek ata. El felahu është fitorja dhe realizimi i gjithçkaje të mirë që njeriu e synon dhe shpëtimi nga çdo gjë së cilës i druhet në të dyja botët. Askush nuk mund ta arrijë këtë mirësi, veçse atyre që gjykohen përmes ligjit të Allahut dhe Profetit, duke qenë të bindur dhe të kënaqur me të. Pasi përmendi vlerën dhe shpërblimin e madh të atyre që i binden dhe nënshtrohen ligjit dhe gjykimit të Zotit dhe Profetit në rastet që kërkojnë gjykim, i Lartësuari tregon shpërblimin e madh të atyre që i binden Atij dhe Profetit përgjithësisht, në të gjitha gjendjet dhe veprat. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë