Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 57)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 57

لَا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مُعْجِزِينَ فِي الْأَرْضِ ۚ وَمَأْوَاهُمُ النَّارُ ۖ وَلَبِئْسَ الْمَصِيرُ 57 ٥٧

Kurrsesi mos mendo, se mohuesit do ta bëjnë të pamundshëm (dënimin nga ana e Perëndisë) në Tokë! E, strehimi i tyre është zjarri, e sa vend kthimi i shëmtuar që është ai! (57)

Tefsiri

Kurrsesi mos mendo ti se ata, që nuk besuan, do të shpëtojnë në këtë botë. -

Mos u mashtro nga kënaqësitë e shumta që ata përjetojnë në tokë në këtë botë. Edhe nëse Zoti i afatizon, dijeni mirë se nuk ka për t’i lënë në harresë e të shpëtojnë. I Lartësuari thotë: "Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj do t'i ndëshkojmë ata me një dënim të rëndë." [Lukman 24]. Ndërsa këtu thotë:

Vendi i tyre është zjarri. Eh sa përfundim i keq është ai! -

Sa përfundim i i keq është ai i mohuesve! Ai është një përfundim i dëshpëruar, me ndëshkim të përjetshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë