Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 5

إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ وَأَصْلَحُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ 5 ٥

pos atyre, që pas kësaj pendohen dhe përmirëzohen. Me të vërtetë Perëndia është falës dhe mëshirues. (5)

Tefsiri

Me përjashtim të atyre që më pas pendohen dhe përmirësohen. -

Pendimi në të tilla raste shfaqet duke folur të vërtetën dhe duke përgënjeshtruar shpifjet e veta. Ai detyrimisht duhet ta pranojë se ka shpifur. Përderisa nuk sjell katër dëshmitarë, ai duhet të përgënjeshtrojë veten para njerëzve, edhe nëse është i sigurt se ka ndodhur imoraliteti. Kështu, nëse shpifësi pendohet dhe rregullon punët e tij, duke zëvendësuar çdo punë të keqe me të mira, hiqet prej tij vula e “fiskut”, pra, vendimi për mospranimin e dëshmisë, dhe kështu atij i pranohet dëshmia, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë, prandaj dhe i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë