Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 62)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 62

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَإِذَا كَانُوا مَعَهُ عَلَىٰ أَمْرٍ جَامِعٍ لَمْ يَذْهَبُوا حَتَّىٰ يَسْتَأْذِنُوهُ ۚ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَأْذِنُونَكَ أُولَٰئِكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ۚ فَإِذَا اسْتَأْذَنُوكَ لِبَعْضِ شَأْنِهِمْ فَأْذَنْ لِمَنْ شِئْتَ مِنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمُ اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ 62 ٦٢

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, kur të gjenden me te (Pejgamberin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij. Me të vërtetë, ata që kërkojnë leje prej teje, padyshim, besojnë në Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij. E, kur të kërkojnë ata leje prej teje, për ndonjë punë të tyre, jepju leje kujt ë duash prej tyre dhe kërko për ta falje nga Perëndia. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues. (62)

Tefsiri

Besimtarë

(të vërtetë)

janë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të

(të dërguarin)

për ndonjë çështje të përbashkët

(të rëndësishme)

, nuk largohen pa i kërkuar leje atij. -

Kjo është një porosi e mrekullueshme nga Zoti për mënyrën se si duhet të sillen besimtarët për të analizuar çështje të rëndësishme, kur interesi e kërkon një pjesëmarrje sa më të gjerë, si për shembull diskutimet për xhihadin. Në të tilla raste, besimtari duhet të respektojë interesin e përgjithshëm dhe të qëndrojë me durim në të tilla kuvende të gjera. Besimtarët e vërtetë në Allahun dhe Profetin, kurrë nuk u bëjnë bisht të tilla përgjegjësive për shkak të interesave personale, veçse kur e kanë të domosdoshme dhe pasi kanë marrë leje nga Profeti (a.s) ose nga ai që udhëheq të tilla kuvende, pas Profetit (a.s). Allahu i Lartësuar e ka konsideruar si një nga veprat treguese të imanit moslargimin pa kërkuar leje nga të tilla kuvende, madje i ka lavdëruar besimtarët që pajisen me këtë edukatë ndaj Profetit ose udhëheqësve të tyre. Ai thotë:S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje nga ti, besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoji falje Allahut për ta! -

Pra, a duhet që udhëheqësi t’u japë leje të largohen apo jo? Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës vjen pozitive, por me dy kushte:

1 Nëse e kanë shumë të domosdoshme. Në të kundërt, atyre nuk u jepet leje.

2 Nëse udhëheqësi e sheh të arsyeshme që t’u japë leje dhe gjykon si jo të dëmshëm largimin e tyre.Allahu i Lartësuar thotë: "E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash e kërkoji falje Allahut për ata!" Kështu, nëse dikush ka arsye dhe kërkon leje, por udhëheqësi e gjykon se qëndrimi i tij është i nevojshëm, ndoshta për urtësinë ose guximin e tij, atëherë udhëheqësi e ka të drejtën që të mos i japë leje. Megjithatë, edhe kur dikush i kërkonte leje, duke plotësuar të dyja kushtet, dhe Profeti (a.s) i jepte leje, përsëri Allahu e urdhëroi Profetin (a.s) që të kërkonte falje për atë që kërkonte leje, se ndoshta po tregohej neglizhent dhe jo i drejtë me atë veprim:

Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. -

Ai jua fali gjynahet e mangësitë dhe ju mëshiroi kur ju lejoi largimin me leje për shkaqe të pranueshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë