Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ يَرْمُونَ أَزْوَاجَهُمْ وَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ شُهَدَاءُ إِلَّا أَنْفُسُهُمْ فَشَهَادَةُ أَحَدِهِمْ أَرْبَعُ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ ۙ إِنَّهُ لَمِنَ الصَّادِقِينَ
E, ata që i fajësojnë gratë e tyre (për kurvëri), duke mos pasur dëshmitar përpos vetes, do të vërtetojnë dëshminë e tyre me betim në Perëndinë – katër herë, që me siguri thotë të vërtetën. (6)
Sa për ata që shpifin për gratë e veta … -
Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një akuzë për imoralitet, së cilës i mungojnë katër dëshmitarë. Por në këtë rast nuk ndëshkohet pala akuzuese, që është bashkëshorti. Pse? Burri nuk do të bënte kurrë një akuzë të tillë për gruan e tij, pasi ky do të ishte cenim edhe i nderit të tij, gjithashtu. Normalisht, burri nuk do ta akuzonte kurrë bashkëshorten e tij, sepse kjo do të cenonte jo vetëm gruan, por edhe atë vetë. Prandaj, kjo është një lloj shenje që burri edhe mund të jetë i vërtetë në atë që thotë. Në fakt, ai ka të drejtë të mbrojë të drejtat e tij, që i sheh se janë të rrezikuara, të drejta që nuk i kanë akuzuesit e tjerë. Allahu i Madhëruar thotë: "... ata që shpifin për gratë e veta ..." Domethënë, ata që akuzojnë për imoralitet gratë e tyre. Bëhet fjalë për bashkëshortet e tyre të lira, e jo për skllavet.… dhe nuk kanë dëshmitar tjetër përveç vetvetes … -
Nëse akuzojnë gratë e tyre për imoralitet dhe për këtë nuk kanë asnjë dëshmitar okular, përveç vetes së tyre, atëherë:…ata duhet të betohen katër herë në Allahun se po thonë solemnisht të vërtetën. -
Burri duhet të deklarojë katër herë se thotë të vërtetën në dëshminë e tij, pra, se gruaja e vet ka bërë imoralitet (marrëdhënie intime jashtëmartesore). Ai duhet të thotë katër herë: “Dëshmoj para Zotit se them të vërtetën në akuzën time kundër saj për imoralitet!”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë