Sureja El-Huxhurat (Dhoma — الحجرات) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




49 El-Huxhurat(الحجرات), Ajet 13

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُمْ مِنْ ذَكَرٍ وَأُنْثَىٰ وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ 13 ١٣

O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete). Më i lavdërueshëm te Perëndia është ai që i druan më së shumti Atij. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe asgjë nuk i është e fshehtë Atij. (13)

Tefsiri

O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush. -

Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e krijoi njerëzimin prej një origjine të vetme. Gjithë njerëzimi e ka zanafillën nga Ademi dhe Havaja. Prej atyre të dyve, Allahu i Madhëruar nxori shumë burra e gra. Ai i bëri ata të shpërndahen nëpër tokë, të ndarë në kombe e fise, disa të vegjël e disa të mëdhenj. Ai i bëri në fise e kombe, që ata të njohin njëri-tjetrin. Nëse do t’i bënte që secili njeri të jetonte i vetëm, atëherë nuk do të kishte lidhje mes tyre, nuk do të kishte ndihmë dhe mbështetje për njëri-tjetrin, nuk do të kishte trashëgimi, lidhje gjaku apo plotë-sim të të drejtave të familjes e të farefisit.

Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush. -

Kriteri vlerësues për njerëzit është devotshmë-ria. Më i nderuar tek Allahu është ai që është më i devotshmi, pra, njeriu më i përkushtuar në bindjen ndaj Tij dhe më i ruajturi nga gjynahet. Kjo do të thotë që nuk është më i nderuari ai që ka më shumë njerëz e farefis, apo prejardhje më të ndritur.

Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje. -

Allahu është i Gjithëditur. Ai e di se cili prej robërve është i devotshëm haptazi dhe fshehtazi dhe cili është vetëm haptazi e jo fshehtazi. Allahu do t’i japë secilit atë që meriton. Ky ajet tregon se njohja e gjenealogjisë së familjes është e ligjshme, sepse Allahu i Lartësuar na ndau në fise e kombe që ne të njohim njëri-tjetrin dhe prejardhjen tonë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë