Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ إِنَّمَا أَدْعُو رَبِّي وَلَا أُشْرِكُ بِهِ أَحَدًا
Thuaj (o Muhammed!): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe askë s’ia bëjë shok Atij”. (20)
Thuaj: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.” -
Thuaju atyre, o Profet, duke i sqaruar mirë: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.” Allahu i Lartësuar është i Vetmi që meriton adhurimet e krijesave, dhe ky është një urdhër i prerë. Ai adhurohet veçse sipas mënyrës dhe rrugëve të cilat Ai i ka qartësuar nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Thelbi i ftesës së Profetit të fundit është adhurimi i Allahut si i Vetëm dhe i Pashoq, me mënyrën që Ai e ka përcaktuar, dhe largimi nga çdo gjë tjetër që idhujtarët dhe qafirët adhurojnë veç Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë