Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 8

وَيَدْرَأُ عَنْهَا الْعَذَابَ أَنْ تَشْهَدَ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ ۙ إِنَّهُ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ 8 ٨

E, ajo do të kursehet nga dënimi, nëse katër herë betohet në Perëndinë, se ai (burri i saj), me të vërtetë, është, nga gënjeshtarët, (8)

Tefsiri

Ndërsa gruaja e akuzuar mund ta largojë dënimin nga vetja e saj, duke u betuar katër herë në Allahun se ai

(i shoqi)

gënjen. -

Nga ajetet kuptohet se dënimi, të cilin gruaja e largon nga vetja, është pikërisht dënimi për imoralitetin. Kjo mund të bëhet: "... duke u betuar katër herë në Allahun se ai (i shoqi) gënjen." Pra, kjo është e vetmja rrugë për të larguar dënimin nga vetja e saj. Edhe ajo duhet të deklarojë katër herë se burri gënjen.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë