Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 15

قُلْ أَذَٰلِكَ خَيْرٌ أَمْ جَنَّةُ الْخُلْدِ الَّتِي وُعِدَ الْمُتَّقُونَ ۚ كَانَتْ لَهُمْ جَزَاءً وَمَصِيرًا 15 ١٥

Thuaj: “A është më i mirë ky (shkatërrim) apo xhenneti i përhershëm, i cili u është premtuar besimtarëve? Për ta, (xhenneti) është shpërblim dhe vend kthimi. (15)

Tefsiri

Thuaj: “A është më i mirë zjarri i xhehenemit apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?!” -

Thuaju atyre, o Muhamed, duke u vënë në dukje zgjedhjen e tyre të keqe, kur preferuan të dëmshmen kundrejt të dobishmes: “Ai është më i mirë..." Pra, ky ndëshkim që u përshkrua është më i mirë apo Xheneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim të devotshmëve?! Furnizimi për rrugën drejt këtij vendi të mrekullueshëm është devotshmëria e frika nga Zoti. Ai që i ruhet zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, duke zbatuar urdhëresat e qëndruar brenda kufijve të Tij, ai ka këtë premtim të mrekullueshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë