Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 19

فَقَدْ كَذَّبُوكُمْ بِمَا تَقُولُونَ فَمَا تَسْتَطِيعُونَ صَرْفًا وَلَا نَصْرًا ۚ وَمَنْ يَظْلِمْ مِنْكُمْ نُذِقْهُ عَذَابًا كَبِيرًا 19 ١٩

Ata, e konsiderojnë për gënjeshtër atë që flitni ju, e nuk do të mundeni të shmangëni (prej vetes dënimin), as t’i ndihmoni vetes. E, kush prej jush bën zullum, Na, atij do t’i japim të shijojë dënimin e madh. (19)

Tefsiri

“Këta e përgënjeshtruan atë që thatë ju, -

Ata u distancuan nga pretendimi juaj se ata ju kishin urdhëruar që t’i adhuronit apo se ata ishin të kënaqur me idhujtarinë tuaj. Ata dëshmuan se ju gënjeni kur pretendoni se ata ishin ndërmjetësit tuaj tek Zoti. Ata i mohojnë të gjitha këto gënjeshtra tuaja dhe tashmë janë armiqtë tuaj më të ashpër, ndërsa për ju është bërë i meritueshëm dënimi i Zotit.

...dhe tashmë ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as do të ndihmoheni.” -

Vetë nuk mund të gjejnë shpëtim duke ofruar kompensim, por nuk do të gjejnë as ndonjë ndihmës, që t’i shpëtojë nga ndëshkimi i Zotit. Ky është dënimi për pasuesit e verbër të së kotës, të zhytur në injorancë, që refuzojnë shpalljet dhe dritën e Zotit. Ai është dënimi më i keq dhe përfundimi më i dhembshëm. Atëherë, çfarë mund të mendohet për atë kategori që jo vetëm ndjekin verbërisht të kotën, por refuzojnë me arrogancë të vërtetën, edhe pasi e kanë njohur atë, madje edhe pengojnë të tjerët nga kjo e vërtetë?! Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:

Dhe cilido prej jush që bën padrejtësi, Ne do t'i japim një dënim të madh. –

Atij që e braktis të vërtetën me inat dhe arrogancë: "Ne do t’i japim një dënim të madh." Askush nuk mund ta përshkruajë dhe tregojë deri ku shkojnë dhimbjet e dëshpërimi. Duke u dhënë përgjigje mohuesve të Shpalljes, Allahu i Madhëruar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë