Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Dhe, atë Ditë zullumqari do t’i hajë gishtat e duarve të veta, e thotë: “Ah! Ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me Pejgamberin! (27)
Tefsiri
Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kasha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” -Për shkak të kufrit të tij, të shirkut dhe mohimit të profetëve, ai do të kafshojë duart nga dëshpërimi, trishtimi dhe keqardhja për humbjen e tij të pazëvendësueshme. Ai do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin! Ah, sikur të kisha besuar Profetin dhe të pasoja rrugën e tij!”
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë