Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْلَا نُزِّلَ عَلَيْهِ الْقُرْآنُ جُمْلَةً وَاحِدَةً ۚ كَذَٰلِكَ لِنُثَبِّتَ بِهِ فُؤَادَكَ ۖ وَرَتَّلْنَاهُ تَرْتِيلًا
E, mohuesit thonë: “Përse Kur’ani nuk është shpallur në tërësi – përnjëherë!” Kështu, (ta kemi shpallur pjesë-pjesë), për ta forcuar ty – me te, zemrën tënde dhe ta kemi lexuar qartazi. (32)
ta që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij
(Muhamedit)i gjithi përnjëherë?” -
Ky ishte një nga propozimet e mohuesve, të nxitura nga mendjet e tyre të mbrapshta. Ata thoshin: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij (Muhamedit)i gjithi përnjëherë?” Pra, ashtu siç zbritën librat para tij, edhe Kur'ani të zbritej njëherësh. Po, atyre u thuhet: Përse nuk duhet të zbriste pjesë-pjesë dhe kohë pas kohe?! Madje, zbritja e tij në këtë mënyrë është më e dobishme dhe më e mirë. Duke treguar këtë, Zoti thotë:Ne e shpallëm ashtu
(pjesë-pjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. -
Ja përse Zoti e shpall Kur’anin pjesë-pjesë e kohë pas kohe: që të përforconte me të zemrën tënde. Sa herë që Profetit (a.s.) i shpallej një pjesë Kur'ani, atij i shtohej qartësia dhe përforcohej në rrugën e Zotit. Ky përforcim ndihej edhe më shumë sidomos kur zbriste gjatë kohëve të vështira dhe ngjarjeve që provokonin shqetësime e vështirësi. Kur shpallej Kur'ani në kohë të vështirë, ai kishte shumë efekt në jetën e Profetit dhe të muslimanëve. Ai bëhej qetësim dhe përforcim për zemrat e tyre. Ky ndikim nuk do të ishte i tillë nëse Kur'ani do të zbriste njëherësh dhe të kujtohej në çastet kur nevojitej.Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti. -
Ai ta mësoi Kur'anin gradualisht. Të gjitha këto tregojnë për kujdesin e madh të Allahut të Lartësuar për Librin e Tij, Kur'anin dhe për Profetin e Tij të dashur, Muhamedin a.s. Ky përkujdes duket në faktin që Allahu i Madhëruar e vendosi që ta shpallë Kur'anin në varësi të ngjarjeve e situatave në të cilat kalonte Profeti dhe në ndihmë të tij e të fesë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë