Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 44)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 44

أَمْ تَحْسَبُ أَنَّ أَكْثَرَهُمْ يَسْمَعُونَ أَوْ يَعْقِلُونَ ۚ إِنْ هُمْ إِلَّا كَالْأَنْعَامِ ۖ بَلْ هُمْ أَضَلُّ سَبِيلًا 44 ٤٤

A, emdpm to se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata janë vetëm si shtazë. Jo, ata janë (edhe më të këqinj, meqë janë) të humbur edhe më shumë. (44)

Tefsiri

A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë si bagëti. Madje ata janë edhe më të humbur nga Udha e Drejtë. -

Allahu i Madhëruar na tregon edhe një aspekt tjetër të humbjes së tyre: faktin që Ai i ka privuar nga aftësia për të dëgjuar dhe logjikuar të mirën. Ai i përgjason ata, në aspektin e humbjes dhe devijimit të tyre, me bagëtitë, të cilat dëgjojnë veçsen zëra dhe thirrje. Ata janë shurdhë, memecë e të verbër, që nuk logjikojnë aspak. Madje ata janë edhe më të humbur se bagëtitë, sepse ato të paktën i drejton bariu dhe ato marrin udhën që ai u tregon, duke u ruajtur nga rreziqet. Gjithashtu, përfundimi i tyre është më i paqtë sesa i këtyre të mjerëve. Nga të gjitha këto kuptohet qartë se ai që shpif dhe nënçmon Profetin e Zotit e meriton vërtet për t’u përçmuar dhe përshkruar me të tilla cilësi të ulta. Madje çdo bagëti është në gjendje më të mirë sesa të tilë njerëz të humbur.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë