Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ شِئْنَا لَبَعَثْنَا فِي كُلِّ قَرْيَةٍ نَذِيرًا
Dhe, sikur të donim Ne, do të dërgonim në çdo qytet paralajmërues. (51)
Sikur të kishim dashur Ne, do të kishim dërguar në çdo vendbanim qortues
(profetë). - Allahu i Lartësuar na njofton se është dëshira e Tij ajo që sundon. Ai na tregon se, po të dëshironte, do të dërgonte në çdo vendbanim paralajmërues, pra, profetë që të paralajmëronin e qortonin njerëzit. Kështu, Atij nuk i mungon kjo dëshirë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga realizimi i saj. Por urtësia dhe mëshira e Tij për ty dhe për të gjithë krijesat bëri që të të dërgonte ty, o Muhamed, si profet për të gjithë botën, për të kuqtë e të zinjtë, për arabët dhe të huajt, për njerëzit dhe për xhindët.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë