Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَهُوَ الَّذِي مَرَجَ الْبَحْرَيْنِ هَٰذَا عَذْبٌ فُرَاتٌ وَهَٰذَا مِلْحٌ أُجَاجٌ وَجَعَلَ بَيْنَهُمَا بَرْزَخًا وَحِجْرًا مَحْجُورًا
Dhe Ai është, që u ka dhënë rrjedhje të lirë dy sipërfaqeve ujore (det e lum i madh). Njëri është i pijshëm, i ëmbël; e tjetri është i njelmët, i idhët. Dhe, ka ngritur pengesa ndërmjet tyre (rryp toke). (53)
Është Ai që lejoi të bashkohen dy dete, njëri i pijshëm e i shijshëm, e tjetri i njelmët e i idhët, -
Është vetëm Allahu Ai që i lejon dy ujëra të takohen, njëri ujë i ëmbël, siç janë lumenjtë, dhe tjetri ujë i kripur. Secilin prej tyre është bërë në dobi dhe në të mirë të krijesave.dhe bëri pengesë mes tyre... -
Ai ka vendosur mes tyre një pengesë, që të mos përzihen me njëri-tjetrin, sepse kështu do të cenohej dobia e secilit prej tyre dhe qëllimi përse janë bërë të tillë.dhe një ndarje që të mos përzihen. -
Pra, është një pengesë të pakalueshme.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë