Sureja El-Furkan (Dallimi — الفرقان) (Ajet 54)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




25 El-Furkan(الفرقان), Ajet 54

وَهُوَ الَّذِي خَلَقَ مِنَ الْمَاءِ بَشَرًا فَجَعَلَهُ نَسَبًا وَصِهْرًا ۗ وَكَانَ رَبُّكَ قَدِيرًا 54 ٥٤

Dhe, Ai është që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka bërë (në mes njerëzish) farefisni (përkah gjaku), dhe miqëi (përkah martesa). Dhe, Zoti yt, është i Plotëfuqishëm. (54)

Tefsiri

Është Ai që e krijoi njeriun nga uji

(fara)

, dhe e vuri në lidhje gjaku dhe gjini. -

Allahu është i vetmi Krijues. Ai e krijoi njeriun prej një lëngu të nënçmuar, pastaj i bëri të shumohen dhe të lënë pasardhës, të bashkuar në fise e popuj, por edhe të ndarë në vende të ndryshme. Por, origjina e të gjithëve është nga lëngu i nënçmuar. Kjo tregon për pushtetin e Tij të plotë, sepse Allahu thotë:

Zoti yt është i Gjithëfuqishëm. -

E gjitha kjo tregon se vetëm adhurimi i Tij është i merituar, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë dhe i pavlerë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë