Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ إِذَا أَنْفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَٰلِكَ قَوَامًا
edhe ata që, kur ndajnë (nga pasuria e tyre) – as nuk shkapërderdhin, as nuk koprracojnë, por që i përmbahen mesatares; (67)
Janë ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar,... -
Këtu përfshihen shpenzimet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Pra, edhe në drejtim të shpenzimeve ata janë të ekuilibruar. Ata nuk e teprojnë duke shpenzuar vend e pa vend, duke hyrë në sërën e shpërdoruesve dhe të atyre që cenojnë detyrimet. Gjithashtu, ata "...nuk janë dorështrënguar ...", pra, nuk bëhen kopracë, që të mos plotësojnë detyrimet financiare. Ata gjejnë një të mesme të artë.... por mbajnë mesataren e janë të matur. -
Ata nuk e teprojnë dhe nuk i përflasin shpenzimet e tyre. Allahu i përshkruan si kauama - të matur. Pra, ata shpenzojnë për plotësimin e detyrimeve, duke dhënë zekatin, duke kryer kompensimet dhe detyrimet financiare në formën e duhur dhe korrekte, pa shkaktuar dëme dhe pa neglizhenca. Kjo tregon për drejtësinë dhe për mirëmenaxhimin e pasurisë nga ana e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë