Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰ أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
(Përkujtoju atyre, o Muhammed) kur Perëndia i thërriti Musait: “Shko te populli zullumqar, (10)
Kur Zoti yt e thirri Musain: “Shko tek ai popull i padrejtë… -
Allahu i Madhëruar e ka përsëritur historinë e Musait shumë herë në Kur'an, më shumë se çdo histori tjetër, sepse në të janë sjellë urtësi të shumta e madhështore dhe mësime të vyera për njerëzit. Në të jepen shumë qartë veprimet e Zotit me keqbërësit dhe mosbesimtarët. Musai është Profeti që iu dha ai sheriat i jashtëzakonshëm dhe Teurati, që është libri më madhështor pas Kur'anit. Allahu thotë: “Kujtoji ato çaste të zgjedhura dhe atë gjendje të mrekullueshme të Musait në momentet kur Zoti i foli atij për t’i dhënë lajmin e mirë dhe profetësinë. Ai tha: “Shko tek ai popull keqbërës (i padrejtë)!” Ata janë treguar kryeneçë dhe arrogantë në tokë. Ata janë tiranë të pamëshirshëm për njerëzit dhe i pari i tyre pretendoi se ishte Zot. Shko tek populli i Faraonit dhe këshilloji:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë