Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 136)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 136

قَالُوا سَوَاءٌ عَلَيْنَا أَوَعَظْتَ أَمْ لَمْ تَكُنْ مِنَ الْوَاعِظِينَ 136 ١٣٦

Ata thanë: “Për ne, është njëlloj – na këshillove ti (neve), ose nuk na këshillove. (136)

Tefsiri

Ata thanë: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo nuk na këshillon.” -

Këto ishin fjalët e mohuesve të së vërtetës dhe refuzuesve të profetëve: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo jo.” Të dyja rastet për ta ishin tërësisht njëlloj. Kjo ishte një shprehje e arrogancës së tyre të madhe. Këshillat dhe porositë e Zotit janë të fuqishme dhe ndikuese të forta në zemër. Madje, edhe malet do të çaheshin nga frika për Zotin, me gjithë fortësinë dhe ngurtësinë e tyre. Ato këshilla prekin edhe shpirtrat e njerëzve të mençur. Por ngurtësia dhe injoranca e këtyre njerëzve kishte arritur në atë masë, saqë asgjë nuk u bënte efekt. Kështu ndodh me zemrat që janë të mbushura me padrejtësi dhe janë të zhytura në errësirë. Për to nuk ka shpresë për udhëzim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë