Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 139)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 139

فَكَذَّبُوهُ فَأَهْلَكْنَاهُمْ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ 139 ١٣٩

Ata – e konsideruan gënjeshtar atë (Hudin), andaj Ne i shkatërruam ata. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë, (139)

Tefsiri

Kështu, ata e mohuan atë

(Hudin)

dhe Ne i shkatërruam ata. -

Kështu, mohimi i ftesës u bë një cilësi e tyre, që nuk ndryshonte për asnjë shkak, prandaj Allahu i Madhëruar i shkatërroi të gjithë sikurse thotë në ajetin tjetër: "Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhé, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre? [Hakka 6 - 8]. Pastaj tha:

Vërtet, këtu ka fakte... -

Këtu ka argumente që tregojnë për sinqeritetin dhe besnikërinë e Profetit (a.s) dhe për vërtetësinë e asaj që ai solli nga Zoti. Ato tregojnë, gjithashtu, për kotësinë e asaj që ndiqnin këta njerëz të humbur, të zhytur në shirkun, tiraninë dhe padrejtësinë e tyre.

...por shumica e tyre

(e njerëzve)

nuk besojnë. -

Ata nuk besojnë, edhe pse faktet e kësaj të vërtete ishin të shumta.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë