Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 154)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 154

مَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا فَأْتِ بِآيَةٍ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ 154 ١٥٤

ti je vetëm njeri – ashtu si ne, andaj na sjell një mrekulli, nëse thua të vërtetën!” (154)

Tefsiri

Ti je veçse një njeri sikurse edhe ne. -

Ti je veçse një njeri, sikurse edhe ne. Atëherë, çfarë ke ti më tepër, që të na ftosh të të pasojmë?

Sill një argument, nëse thua të vërtetën! -

Edhe pse gjendja dhe besnikëria e këtij profeti dhe ajo në të cilën ai i ftonte njerëzit ishte mëse e mjaftueshme për besuar në vërtetësinë e Shpalljes, atyre u dukej e pamjaftueshme. Për shkak të ngurtësisë së zemrave, ata kërkuan prova të tjera, sipas dëshirës së tyre. Zakonisht ata që kërkojnë të tilla prova nuk shpëtojnë, sepse ata i kërkojnë ato me qëllim për të mos besuar dhe të shtyrë nga urrejtja kundër të vërtetës.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë