Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 164)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 164

وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ 164 ١٦٤

Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë. (164)

Tefsiri

Populli i Lutit nuk i besoi të dërguarit. Vëllai i tyre, Luti, i tha: “A nuk keni frikë

(Allahun)

?” Unë jam një profet i besuar, i dërguar

(veç)për ju. Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m’u bindni mua! Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. -

Profeti i ftoi në mirësi dhe besim, por ata iu përgjigjën njëlloj si popujt e shkuar, që refuzuan profetët e tyre. Të ngjashme ishin zemrat e tyre në kufër, prandaj ishin të ngjashme edhe fjalët e tyre në refuzimin e profetëve dhe mohimin e të vërtetës. Por këta të poshtër, përveç idhujtarisë, bënin edhe një poshtërsi që askush para tyre nuk e kishte bërë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë