Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمْ عَذَابُ يَوْمِ الظُّلَّةِ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ
Dhe, ata vazhduan ta përgënjeshtrojnë atë, e i goditi ata dënimi i resë (së tmerrshme), me të vërtetë, ky ishte dënimi i një Ditës së madhe. (189)
Por ata e mohuan atë. -
Kështu, mohimi u bë refreni i tyre dhe refuzimi i së vërtetës u bë cilësi e tyre e pandashme, aq sa shenjat dhe argumentet nuk u sillnin më asnjë dobi. Për ta mbetej vetëm dënimi.Atëherë, ata i goditi dënimi i Ditës së Hijes
(së reve plot ndëshkim). - Allahu i Lartësuar u solli një ré në qiell në ato ditë të nxehta dhe përvëluese, pikërisht kur ata po kërkonin një hije që të gjenin pak freski. Kështu, ata u mblodhën të gjithë nën atë hije, që nuk do të ishte aspak freskuese për ta. Pikërisht atje ku prisnin të gjenin freski, Zoti i përvëloi me një ndëshkim të dhembshëm, e kështu mbetën në të si kufoma të ftohta, duke i lënë shtëpitë e tyre të shkreta. Ashtu nisën rrugën drejt vendit të ndëshkimit dhe dëshpërimit të përjetshëm.Vërtet, ai ishte dënimi i Ditës së Madhe. -
Ata të mjerë nuk mund të kthehen në këtë dynja, që të bëjnë punë të mira. Edhe ndëshkimi ku u zhytën kurrë nuk do t’u zbutet ndonjë çast dhe as nuk u jepet mundësia që të kthehen.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë