Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ
ata përgjojnë, - e të shumtën (e rasteve) janë gënjeshtarë. (223)
Bëhen sy e veshë
(për çdo gjë)... - Hapin veshët për të dëgjuar ndonjë lajm nga qielli.... dhe shumica e tyre janë gënjeshtarë. -
Shumica e lajmeve që sjellin shejtanët janë gënjeshtra dhe ndonjë në të rrallë është e vërtetë. Një të vërtetë në 100 gënjeshtra, kështu e përziejnë të vërtetën me të kotën. Ajo e vërtetë zhduket në kotësinë e madhe, sepse është e pakët dhe e rrallë. Këto janë cilësitë e atyre që u zbresin shejtanët dhe i tillë është frymëzimi që shejtanët u ofrojnë atyre. Ndërsa Muhamedi (a.s) ndyshon shumë nga gjendja e këtyre mashtruesve. Ai njihej nga të gjithë si i Sinqerti e Besniku. Ai ishte njeri bamirës, i urtë dhe i mençur. Ai kishte një zemër bamirëse dhe një gjuhë të pastër, larg gënjeshtrës. Gjymtyrët e tij ishin larg haramit dhe ligësisë. Shpallja i vinte prej Allahut me mbrojtje të përforcuar. Shpallja sillte të vërtetën e sigurt dhe madhështore, që nuk të linte asnjë dyshim. Mendoni, atëherë, o njerëz të mençur dhe të urtë, a janë njëlloj këto dy raste? Ato mund të ngatërrohen veçse nga një i humbur, që nuk di të dallojë mes gjërave. Pasi e deklaroi Profetin e Tij si të ruajtur nga shejtanët, Allahu i Madhëruar pastron figurën e tij nga akuzat se ishte poet mashtrues e hipokrit. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë